Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin, Gjermani, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Një akuarium i madh, i vendosur në një hotel, shpërtheu herët këtë mëngjes teksa dhe 100 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.

Sipas faqes së gazetës Bild, akuariumi është dëmtuar dhe uji ka rrjedhur duke çarë plotësisht xhamin. Shërbimi informativ i trafikut të Berlinit VIZ tha se edhe në rrugë, jashtë hotelit, kishte një sasi të madhe uji.

Dom Aquaree ndodhet brenda një hoteli Radisson në lagjen turistike të Mitte në Berlin.

Sipas faqes së saj të internetit, ky akuarium është akuariumi më i madh homogjen, cilindrik në botë, është 16 metra i lartë, përmban një milion litra ujë dhe 1500 peshq.