Spekulime të ndryshme ka pasur për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin ndërkaq së fundmi u pikas diçka tjetër gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri.
Sipas videos që po shpërndahet në rrjetin social Twitter, pjesë e shkurtër e fjalimit të tij – Putini shihet derisa kollitet shume shpesh derisa tentonte të fliste por kollitja po ia pamundësonte atij të shprehte fjalët.
Një faqe shpërndau videon derisa ngriti çështjen se sa i sëmurë është presidenti rus, derisa thekson se shëndeti i tij ka qenë subjekt i një spekulimi të gjerë. Por kollitja e çuditshme sipas faqes sugjeron se ai nuk është mirë me shëndet.
Coughing away in his NY address pic.twitter.com/ZJ1YTAW026
— Francis Scarr (@francis_scarr) December 31, 2022
Videoja gjithashtu u shpërnda nga gazetari i BBC-s, Francis Scarr.
Presidenti Putin vizitoi selinë e qarkut ushtarak jugor të vendit të tij dhe regjistroi video-mesazhin për Vitin e Ri të shtunën. Në regjistrimin nëntë minutësh – fjalimi më i gjatë i tij Vitit të Ri – Putin tha se “drejtësia morale dhe historike është në anën e tyre”, sipas CNN.
“Ishte një vit me ngjarje vërtet të rëndësishme, fatale. Këto ngjarje janë bërë ky kufi, i cili hedh themelet për të ardhmen tonë të përbashkët, pavarësinë tonë të vërtetë”, tha ai, në një referencë të fshehtë për luftën e Rusisë në Ukrainë.