
Në limitet e fundit të bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së, konkretisht para takimit të nesërm mes liderëve të këtyre partive Zoran zaev dhe Ali Ahmeti, Agjencia e lajmeve INA nga burimet e saj të sigurta të afërta me drejtuesit më të lartë të LSDM-së merr vesh se BDI nuk do të fitojë postin e kryeministrit me mandat të rregullt as një vit siç u fol këto ditë.
Sipas këtyre burimeve BDI si kompromis për këtë lëshim do të marrë të sigurt postin e Ministrit të Punëve të bBrendshme për herë të parë që nga Pavarësia e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryemnistër do jetë për herë të dytë lieri i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Ajo që dihet është se Zoran Zaev si fitues i zgjedhjeve do të ketë mandatin e plotë si kryemnistër. Si kompromis BDI është pajtuar të drejtojë Punët e Brendshme dhe ministri tjera me rëndësi, pra BDI do të ketë mjaft pushtet në Qeverinë e re. Ndoshta mund të pranohet që kryemnistri teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të drejtohet nga kuadër i BDI-së por që do të jetë i pranueshëm për LSDM-në. Por këtë ende nuk mund ta themi me siguri të plotë se sa ajo që LSDM do të udhëheq Qeverinë me mandat të plotë”, thonë ekskluzivisht për Agjencinë e Lajmeve INA, burime shumë të afërta me liderin e LSDM-sëe Zoran Zaev.
Nëse ndodh kjo, dhe me gjasë edhe do të ndodhë, opozita shqiptare pritet të llogarisë si dështim të BDI-së qët ë merr kryeministrin shqiptar, premtim ky kryesor i BDI-së për zgjedhjet e fundit parlamentare.
Nga ana tjetër BDI do të paraqes si fitore udhëheqjen me Punët e Brendshme, si vazhdë e synimeve të partisë së Ahmetit që të udhëheq me pose kyçe shtetërore.
Në komunikatën e përbashkët të dy partive thuhet se gjatë ditës së nesërme pritet takim në nivel kryetarësh për marrëveshje përfundimtare për krijimin e qeverisë së re.
“Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis Kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Dy partitë gjithashtu theksojnë se ditëve në vijim pritet të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.




