Një apartament në Fushë Kosovë është përfshirë nga tymi e flakët, pas festës me fishekzjarre për ndërrimin e viteve.

Mësohet se fishekzjarret kanë hynë brenda ndërtesës ndërsa po hidheshin nga dikush që po festonte jashtë, duke bërë që banesa të shkrumbohej plotësisht.

Kjo ka alarmuar edhe banorët e tjerë të ndërtesës, të cilët pas nderhyrjes së Policisë, boshatisën ndërtesën. Në vend të ngjarjes, kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.