Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një konferencë për shtyp, njoftoi se çfarë diskutoi në takimin me Ljaçak dhe situatën në veri të Kosovës. 

Vuçiç ka deklaruar se gjatë takimin me Lajçak, Serbia përmbushi gjithçka që iu kërkua dhe sipas tij depërshkallëzimi në Kosovë nuk ndodh sepse Prishtina nuk e dëshiron, raporton Kurir.rs.

“Sot vendi ynë është në gjendjen më të vështirë, jo për fajin tonë, por për shkak të aktiviteteve të regjimit në Prishtinë. Unë kam 11 vjet që marr pjesë në dialog… dhe them se po bëhet një spastrim etnik i heshtur dhe dua t’ju informoj se është një aksion i mirëplanifikuar dhe i organizuar i persekutimit të serbëve, i cili është gjithashtu i mbështetur nga disa qarqe ndërkombëtare,”– thotë presidenti serb.