Një 34-vjeçare dëshiron që të ndërtojë një mur të madh në kopshtin e shtëpisë së saj, në mënyrë që të marrë rreze dielli ‘topless’.
“Daily Star” shkruan se Kayleigh i pëlqen shumë të të shijojë diellin në kopsht, në mënyrë që të marrë dozën e saj ditore të vitaminës D.
Por mami seksi merr shumë vëmendje, sidomos nga fqinjët e saj të zhurmshëm, të cilët nuk rezistojnë dhe e ‘spiunojnë’.
“Sa herë del dielli jam jashtë në kopsht ‘topless’”, shkruan 34-vjeçarja në rrjetet e saj sociale.
Sipas saj, sa herë është duke shijuar rrezet e diellit, shikon fqinjët që ‘spiunojnë’ nga dritarja apo ballkoni i shtëpisë së tyre.
“Jam e sigurtë se disa nga fqinjtë janë të mahnitur nga unë, por të tjerë edhe nuk më pëlqejnë. Njerëzit duhet të shohin punët e tyre dhe të më lënë të qetë në shtëpinë time”, ka thënë nëna nga Bedfordshire, shkruan “SunOnline”.