Një grua ka vendosur që të shkojë në një dasmë e veshur me një fustan nate që e kishte blerë për 20 paund.
Sara Rochford ka zbuluar se fustanin në fjalë e kishte blerë në një dyqan në Bridgerton dhe se ishte shumë i bukur që të vishej për të shkuar në krevat me të.
Për këtë arsye, 37-vjeçarja kishte vendosur që t’a stilonte për një event më të rëndësishëm.
Nëna e dy fëmijëve më pas e ka kombinuar me çantën dhe këpucët, duke e bërë fustanin shumë elegant.
Kur Sara mori pjesë në dasmën e organizuar më 29 maj, ajo mori shumë komplimente për veshjen.
“Nuk kam bërë ndryshime në fustan. E lashë ashtu siç e bleva. Vetëm e kombinova me aksesorë rozë, të cilat i kisha. U ndjeva shumë mirë në të. Isha shumë e lumtur se si dukej fustani. Mora shumë komplimente dhe të ftuarit më thanë se fustani ishte shumë i bukur. Askush nuk më pyeti se ku e kisha blerë”, ka thënë 37-vjeçarja nga Leigh, Greater Manchester.