Këngëtarja me famë botërore, Madonna, bëri së fundmi një postim në profilin e “Instagram”-it duke zbuluar pesë rregullat e shtëpisë së saj.
Në postimin në “Instastory”, ylli i muzikës pop ndau pesë rregulla të thjeshta, të cilave duhet t’u përmbahen të gjithë në shtëpi. Lista përfshinte: Buzëqesh, ji i lumtur, dëgjo të tjerët, trego mirësi dhe ji i lumtur me ato që ke.
64-vjeçarja vendosi të mos shkruante një mbishkrim për postimin. Ndërkaq, pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, Madonna duket se ka gjetur një burim ngushëllimi te Josh Popper.
Pas ndarjes së saj me modelin 23-vjeçar Andrew Darnell, artistja raportohet se u afrua me Popper, i cili është trajneri i boksit i një prej gjashtë fëmijëve të saj. Ndërkaq, dyshja as e kanë konfirmuar dhe as e kanë mohuar romancën e tyre.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe burime të brendshme për media të ndryshme. Rikujtojmë, se Madonna do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, “Holiday”, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira.
Turneu do të nisë këtë verë në Amerikën e Veriut dhe Evropë dhe do të përfshijë 38 këngë në ‘Billboard Hot 100’. Ikona e popit do të performojë muzikë nga e gjithë karriera e saj.