Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Marko Luca, ka qenë së fundmi në studion e “S’e Luan Topi” ku surprizoi babain e tij, Gjeto Luca. E moderatorja e njohur, Erjona Rusi, nuk e la pa e ‘ngacmuar’ në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe raportet që ka tani me ish-banorët e tjerë.

“Në momentin që kam dalë nga aty i kam harruar të gjitha. I kam fshirë të gjitha. Kam pas respekt për gjithsecilin. Domethënë nuk kisha inate mbrapa”, tha Marko, duke kujtuar debatin që pati me Shëndrit Lumin.

E pyetur nëse ka ruajtur ndonjë miqësi, ai u shpreh ‘po’ dhe shtoi:

“Miqësi kam pothuajse me të gjithë. Rogertin, Alesion, Arditin, Stenaldon”.

Pjesë nga intervista:

E ke menduar ndonjëherë të bësh këngë me “West Side Family”, me Mirin dhe Landin?

Po. Me ndihmë të Zotit do vijë shumë shpjet. Dëshira është

Pra e keni bërë një diskutim?

Është bërë si muhabet.

Po me Rogertin, se me çfarë kam parë e ka marrë seriozisht

I ka hyrë dhe ai muzikës fuqishëm.

Kujdes se po të bëhet konkurrent, rival…

Është malësor i imi dhe ja fali.

Do e kishe bërë një këngë me Rogertin?

Në një moment të dytë. Domethënë pasi unë të mbaroja këto planet që kam, këto bashkëpunimet që kam për momentin, do e kisha bërë. Diçka të bukur.

Diçka funny, pak argëtuese.

Pastaj Rogerti është ku të gjej, ku të kapi

Në çfarë kuptimi?

Ku të kapi do hyjë pra, hyri dhe këngëtar. Çfarë të dali.