Këngëtari i njohur, Klejti Mahmutaj, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur për këngën e tij më të re që mban titullin “Supernjeri”.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatori i njohur e pyeti edhe në lidhje me “Big Brother VIP”. Sharka e pyeti nëse ai e ka menduar që të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri?
Klejti u shpreh se është i hapur për sfida të reja, për gjëra të reja. Sipas tij, di të ishte interesante dhe e ka menduar.
Pjesë nga intervista:
Mendoj se do ishe një profil interesant në “Big Brother”, jo tani se për 4 ditë mbaron, por në një edicion tjetër mbase. Ti e ke menduar, e ke projektuar veten në shtëpinë e Big Brother?
Nuk jam një shikues i rregullt, por domosdoshmërit nuk e shmang dot se kur shkoj në shtëpi do kesh ndonjë familjar duke e parë. Çdo shikues që e sheh, besoj që nuk i ka ndodhur që të mos t’a mendojë veten në shtëpinë e Big Brother. Unë jam i hapur për sfida të reja, për gjëra të reja në jetë. Do ishte një gjë interesante, e kam menduar.



