Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Tola, ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”.
Moderatori i njohur, Blendi Salaj, e pyeti se kush fiton BBV5 mes katër finalistëve, Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti.
Armiri u shpreh se nëse flasim me logjikë, me vlera, ai shikon vetëm një fitues dhe ai është Armir Shahini.
Ai u shpreh se ka qenë vetë pjesë e “Big Brother VIP 5” si dhe e ka parë edhe nga jashtë, e si pasojë është tifoz i Mirit.
“Nëse flasim me logjikë, me vlera, me njërzillëk, unë shikoj vetëm një fitues nga ana ime. Kam qenë brenda dhe kam parë nga jashtë. Unë jam tifoz i Mirit sepse është një ndër njerëzit që ka treguar qytetari të lartë në atë program, nga fillimi deri në fund, pavarësisht të gjitha problemeve që kanë patur. Unë mendoj se Miri duhet të jetë patjetër fitues, duke krahasuar të gjithë kandidatët që kanë ngelur, për të fituar Big Brother”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


