Konkurrentja e “Për’puthen”, Marsiela, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur më shumë për jetën e saj personale duke ndarë edhe disa opinione të pathënë më parë…
Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyeti atë në lidhje me edicionin e radhës të “Big Brother VIP”. Ajo u përgjigj se nuk ia ka idenë fare se çfarë do të bëhet deri atëherë.
Pjesë nga intervista:
Do ta konsideroje të merrje pjesë në “Big Brother VIP 6”?
Më pyesin vazhdimisht njerëzit nëse do të futem në “Big Brother”. Të them të drejtën nuk e kam idenë fare se çfarë do të bëhet deri atëherë. Është një eksperiencë që për mua është kulmi i frikës të të qenurit e perceptuar. Unë në “Big Brother” ose futem dhe dal shumë shpejt, sepse nuk e përballoj dot, ose do futem dhe do jem fituese. Nuk mendoj që unë në “Big Brother” do kem të mesme.



