Konkurrentja e “Për’puthen”, Marsiela, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për pjesëmarrjen në programin e dashurisë dhe planet për të ardhmen.
Në një moment gjatë intervistës, Marsiela i bën një kompliment moderatorit të njohur, duke i thënë se ‘është më simpatik nga sa mendonte që ishte’.
E duket sikur biseda më pas vijoi me një flirtim të hapur mes moderatorit dhe të ftuarës.
Pjesë nga intervista:
Marsiela: Je më simpatik nga sa mendoja që ishe.
Ronaldo: O faleminderit shumë
Marsiela: Realisht. Nuk e di pse kisha krijuar këtë idenë sikur je shumë sarkastik, më bezdiste ajo gjëja. Por je i këndshëm.
Ronaldo: Të falënderoj
Marsiela: Mos më falëndero.
Ronaldo: E di pse të falënderoj? Sepse është bukur kur i surprizon njerëzit në këtë formë. Se mund të ndodhë se dikush nga ekrani mund të duket shumë simpatik si karakter dhe fizik, e nga afër pastaj të zhgënjen. Me mua ndodh e kundërta dhe unë e shijosh shumë këtë gjë.
Marsiela: Mendoj se kemi shumë gjëra për të folur, sikur s’më del kjo intervista.
Ronaldo: Në program apo pas programit? Mund t’a vijojmë, po ku?
Marsiela: Ça do përputhemi ne?
Ronaldo: Jo, nuk jam tip që mund të përputhem kollaj, por mund të përqafohemi.
Marsiela: Bëj shaka, jam e lodhur nga përputhja.
Ronaldo: Ku do e vijojmë bisedën?
Marsiela: Ti je moderatori
Ronaldo: Pas programit po them. Se unë nuk jam tip që më pëlqejnë bisedat në kafe. Në natyrë për shembull? Të pëlqen natyra?
Marsiela: Varet se ku
Ronaldo: E zgjedhim
Marsiela: Në plazh jo se ti se paske qejf
Ronaldo: Vapa me lodh
Marsiela: Do më çosh në mal?
Ronaldo: Të pëlqen mali?
Marsiela: Jo
Ronaldo: Mund të gjejmë diçka të mesme.


