Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin.
Gjatë kësaj interviste, Miri ka folur për mënyrën se si ka ndryshuar jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjithashtu ai ka treguar dhe për projektet e tij më të reja muzikore si dhe ka komentuar disa prej banorëve të BBV 5.
Në një moment gjatë intervistës, biseda u ndaj te fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ndërsa moderatorët e ngacmuan Mirin lidhur me mundësinë e një historie dashurie mes tyre nëse ai do ishte beqar.
Në një moment të intervistës, Salsano e pyeti:
“Duke e hequr Mirin bashkëshort, Miri mashkull mendon se do ia vlente për një histori dashurie me Selin aty brenda?”
Miri u përgjigj fillimisht: “Nuk e di këtë pjesë…”.
Më pas, Salsano ndërhyri duke thënë: “Po të isha në vendin tënd si mashkull, do thoja që do ia vlente”.
Ndërsa Miri iu kundërpërgjigj me humor: “Po mirë, në rregull, ja u përgjigje ti…”.
Pas insistimit të moderatorit që të jepte një përgjigje më konkrete, këngëtari shtoi: “Nuk përgjigjem më me ‘sikur’”.



