E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, Amber është vendosur përballë pyetjeve ‘pikante’ të Mateo Borrit.
Gjatë intervistës, ai e ka pyetur ish-banoren e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” në lidhje me dashurinë, ngacmimet dhe partnerin e saj ideal.
Pjesë nga intervista:
A të ka rastisur ndonjëherë që të ngacmojë ndonjë futbollist, politikan apo ndonjë personazh VIP?
Edhe nëse do të ngacmonte, normale që nuk do t’a thoshim.
Të paska ngacmuar. Ti vetë kë do preferoje nga ata të tre, sipas profilit? Kjo është pyetje e lehtë, politikan, futbollist apo showman i TV?
Asnjëri.
Do atë djalin për shtëpi që nuk e kap kamera fare?
Duam njerëz të thjeshtë.



