Arbër Çepani ka dhënë një intervistë si kurrë më parë në podkastin e Ilnisa Agollit, “Flet”. Ai ka treguar se si një vajzë gjatë një takimi, i ka thënë se ajo mendon se ai flirton me çfarëdo lloj gjëje.
Sipas tij, vajza në fjalë i ka thënë se e pëlqen shumë dhe kishte shtuar ‘unë e di që nëse të lë ti do të flirtosh dhe me atë gotën e verës’.
Këtu ndërhyn Ilnisa, e cila thotë ‘unë thashë se me takat e mia. A flirton dot me takat e mia? Seksi janë’.
“Unë kam një lloj fetishi për këmbë, kështu që të lutem, mos më lër të flas shumë për këmbët”, përgjigjet Çepani.
Pjesë nga intervista:
Arbër: Isha një ditë në një date me një vajzë dhe ajo më thotë ti më pëlqen shumë, por ka një gjë te ty thotë, që unë e di që ti tha, flirton…
Ilnisa: Me të tjera
Arbër: Me çfarëdo lloj gjëje tha, jo vetëm me të tjera. Unë e di tha që po të t’lë tani ti do flirtosh dhe me atë gotën e verës.
Ilnisa: Unë thashë se me takat e mia. A flirton dot me takat e mia? Seksi janë…
Arbër: Unë kam një lloj fetishi për këmbë, kështu që të lutem, mos më lër të…
Ilnisa: Edhe ti?
Arbër: Janë simptomat e njëjta. Mos më lër të flas shumë për këmbët dhe për…
Ilnisa: Unë do vdes, këtu u bë shumë vapë…
Arbër: Unë flirtin mendoj të thashë, kur ha ushqim për shembull, unë e shijoj aq shumë ushqimin.
Ilnisa: Ushqimi është akti më hyjnor i… lëre tani, diçka që futet në gojën tonë dhe rrotullohet aty, pastaj gëlltitet dhe shkon në stomak e tretet! E kupton ça procesi i magjishëm që është apo jo?
Arbër: Ushqimi thotë vetëm, më ha, dhe të shijoj.
Ilnisa: Po kur ke uri? Kur thotë më shqyej…
Arbër: Nuk ka, për mua në majën e piramidës së erotizmit është ushqimi.



