Pas fotove që pushtuan internetin ku Zoe Kravitz shfaqej me një unazë në gishtin e fejesës, një burim konfirmon se aktorja e “High Fidelity” dhe ylli i muzikës, Harry Styles, janë fejuar.

“Ai është plotësisht i dashuruar,” tha burimi, duke shtuar: “Do hidhej nga shkëmbi për të”.

 Ndërkohë, thuhet se Kravitz “është në qiellin e shtatë”.

Dyshja ndezi thashethemet për fejesë gjatë fundjavës, kur Kravitz, 37 vjeç, u fotografua duke puthur Styles, 32 vjeç, ndërsa mbante një unazë diamanti në gishtin e majtë.

Çifti u lidh për herë të parë në gusht 2025, kur u panë duke shëtitur në Romë krah për krah. Po atë muaj, u fotografuan duke u puthur në Londër, duke treguar se lidhja ishte më shumë sesa një flirt i rastësishëm.

Burime pranë tyre theksuan që në fillim se marrëdhënia po zhvillohej shumë shpejt. “Duket sikur kanë kaluar nga zero në njëqind,” u tha në atë kohë, duke shtuar se është e vështirë të dalësh në takim si personazh publik dhe se Styles nuk do ta bënte publike lidhjen nëse nuk do të ishte serioze.

Në janar 2026, marrëdhënia dukej tashmë shumë e thellë, me burime që tregonin se Kravitz u thoshte njerëzve të afërt se këngëtari është “shpirti i saj binjak”.

Edhe pse kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë dhe të mos flasin publikisht për lidhjen, ata janë parë shpesh duke shëtitur në Brooklyn dhe së fundmi duke mbajtur duart pas një feste pas emisionit “Saturday Night Live”, ku Styles ishte i ftuar si prezantues.

Më parë, Kravitz ka qenë e martuar me Karl Glusman nga viti 2019 deri në 2020, dhe më pas ishte në një lidhje me Channing Tatum, me të cilin u fejua në 2023, por u ndanë një vit më vonë.

Nga ana tjetër, Styles ka pasur lidhje me disa figura të njohura, përfshirë Olivia Wilde, Kendall Jenner dhe Taylor Swift.