Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, ka qenë dje e ftuar në panelin e jurisë “She’s on Top”, ku komentoi këngën e Mateo Borrit pas performancës së tij.
Brikena tha se i pëlqen shumë kënga e partnerit të saj dhe e dëgjon non stop. Më pas dha disa detaje edhe për projektin e saj muzikor, ku tha se do të bëjë publikun për të kërcyer.
Pjesë nga biseda:
Sara: Brikena sytë të shkëlqejnë, buzëqeshjen e ke nga njëri vesh te tjetri. Të pëlqeu kënga?
Brikena: Kënga, nuk kam fjalë. Shumë, shumë, shumë e mirë. Mateo dihet se çfarë zëri ka, nuk ka nevojë për koment. Doja të komplimentoja dhe Kejsin që ka shkruar tekstin dhe për mua ishte një këngë fantastike.
Sara: Ke patur ndonjë moment që ke qenë e mërzitur me Mateon por që këngën ia ke dëgjuar?
Brikena: Normalisht si çdo çift i ka mërzitë e veta, por ne kemi më shumë momente të mira se sa momente të mërzitshme, por normalisht këngën ja kam dëgjuar non stop.
Sara: Unë kam një informacion që jo vetëm Mateo di të këndojë, e kam dhe për Brikenën këtë informacion.
Brikena: Po dhe kënga ime do vijë së shpejti. Është një këngë shumë e mirë dhe shumë ritmike. Nuk është e keqe, është shumë e mirë. Mezi po pres ta dëgjoni dhe ju. Me thënë të drejtën është një këngë shumë estive që sapo t’a dëgjoni do kërceni gjithë kohës.
Sara: Atëherë mos u vono t’a publikosh se vera është fiks periudha e duhur.
Brikena: Gjërat e mira vonojnë pak.
Sara: Ndonjë dedikim brenda nuk besoj se ka, ia kemi lënë Mateos këtë pjesë apo?
Brikena: Nuk i dihet.



