Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5 Albania”, Livia Lozi, ka qenë e ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio. Ajo ka komentuar ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tani që reality show ka përfunduar.

Në një moment, moderatoret e emisionit janë ndalur te Brikena Selmanin, të cilën Livia më herët e ka akuzuar se i ka marrë rrobat.

Këtë e konfirmoi edhe gjatë intervistës duke thënë:

“Më ka marrë shumë gjëra nga rrobat që kam patur në Big” dhe shton:

“I thashë kur ti ofendon, nuk më duron dhe ke thënë gjithë këto fjalë për mua, pse shkon dhe futesh te dollapi im”.

Ndërsa e pyetur nëse e ka takuar Brikenën pas daljes nga shtëpia e BBV, Livia u shpreh se është rastisur me të, por që Selmani nuk ka takuar asnjë.

Pjesë nga intervista:

Livia: Më ka marrë shumë gjëra nga rrobat që kam patur në Big

Moderatorja: Përmasat e tua dhe të Brikenës janë të njëjta, i bëjnë? Jam shumë kurioze

Livia: Të thashë, Brikena nuk është se është M apo L, Brikena small është

Moderatorja: Të dyja vajzat janë të dobëta

Moderatorja: E bënte rastësisht apo ishte e qëllimshme që t’i merrte rrobat e tua?

Livia: Nuk e di tani. A i kishte fiksim me të gjitha apo vetëm me mua. Mua më ndodhi 2-3 herë në shtëpi dhe nuk e kisha te veshja. Ne vajza jemi, ndërrojmë rroba me njëra-tjetrën dhe s’ka asgjë, thjesht më erdhi bezdi fakti se ajo ishte e para femër që mua më ofendoi. E të ofendosh dikë në pamje fizike do të thotë se nuk ke argument, se të ishte të ofendoja Brikenën nga ana fizike kisha që ç’ke me të, nuk mbaroja deri të nesërmen. Kështu që i thashë kur ti mua më ofendon, nuk më duron dhe ke thënë gjithë këto fjalë për mua, pse shkon dhe futesh te dollapi im, te gjërat e mia personale.

Moderatorja: A e ke takuar Brikenën pas daljes nga Big-u? Jeni përshëndetur?

Livia: Kam rastisur. Brikena nuk ka përshëndetur asnjë, jo vetëm mua.

Moderatorja: Ka mbetur tensioni mes ju të dyjave?

Livia: Brikena nuk ka dalë nga Big-u fatkeqësisht.