E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli. Ajo ka folur për projektet e saj të reja, për jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur është ndalur dhe te linja e saj e jetës që tregoi brenda shtëpisë së BBV 5. Sipas Sharkës, linja e saj e jetës është më e klikuara e këtij sezoni dhe që ka prekur më shumë.

Ronaldo e pyeti nëse ka komunikuar me familjen e tij pasi ka dalë nga BBV dhe Juela u përgjigj se nuk ka një komunikim aktiv, por që do të jetë gjithmonë për ta, sa herë që ata do të kenë nevojë.

Pjesë nga intervista:

Linja jote e jetës në “Big Brother” me aq sa kam vëzhguar unë, është më e klikuara e këtij sezoni si dhe një nga linjat e jetës që ka prekur më shumë. Kur ti e tregove, ne të gjithë u kujtuam për ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur nga kronikat e lajmeve që kishim pasur asokohe. Pas daljes nga “Big Brother”, ke pasur komunikim me familjarët e ish-partnerit tënd të ndjerë?

Nuk kam një komunikim aktiv, por unë gjithmonë e kam thënë dhe do ta them që për çdo gjë që do kenë nevojë unë do të jem gjithë jetën. Është një pjesë që mua më ka shënuar shumë.

E rikujton ish-partnerin?

E rikujtoj për të gjitha këshillat e mrekullueshme

Çfarë ishte një këshillë që ai e kishte parim dhe t’a thoshte shpesh?

Ka patur një moment që unë nuk doja të bëja muzikë dhe ai më tha se do bëja gabimin më të madh të jetës sime. Ka qenë një person që ka patur shumë përvojë jete dhe më thoshte ‘ti je e re dhe nuk e kupton por unë e shoh atë yllin në ballë që ti ke’. Ishte një person që besonte shumë te vullneti, tek energjia dhe forca.

Të del në ëndërr?

Jo, u bë shumë kohë që nuk më del në ëndërr. Nuk shoh ëndrra unë, gati fare Ronaldo. Te Big-u thonin banorët ‘pashë një ëndërr’ kurse unë jo.

Ti beson te sinjalet nga bota e përtejme, nga një tjetër botë që ne nuk e prekim dot?

Po

Ke ndjerë ndonjë sinjal, ndonjë prezencë të tij gjatë këtyre viteve mungesë fizike?

Unë e përjetoj si të jetë një engjëll mbrojtës ai për mua, e gjithmonë do të jetë. Kishim një lidhje shumë të fortë bashkë. Janë nga ato gjërat që ndodhin shumë rrallë në jetë ti kesh.