Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur për projektet e saj muzikore, jetën në Milano dhe ka komentuar disa prej ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Në Milano me çfarë merreshe?

Pas studimeve që bëra në Ekonomi Politike, pata mundësinë pastaj të bëja një stazh te Komisioni Europian. Nuk e bëra më për arsye shëndetësore që kam patur te shpina. Ishte shumë e nevojshme që unë të qëndroja në Milano dhe të kisha familjen afër. Pastaj nisa një punë te një brand shumë prestigjioz atje, Hermes.

Ti punoje atje, ça bëje?

Kam qenë një nga shitëset

Aty i quajnë konsultuese për klientët

Atje Ronaldo nuk je një shitëse normale. Atje kam patur fatin të njoh njerëz shumë të rëndësishëm në gjithë botën dhe të kuptoj që gjëja më e mirë në jetë është thjeshtësia dhe puna. Këto njerëz ti i njeh, bëhen klientë dhe pastaj vijnë vetëm te ti. Domethënë unë isha një butik i vogël brenda butikut.

Të kërkonin ty pastaj për sugjerimet

Po dhe ka qenë shumë keq për ata kur unë ika.

Më thuaj disa nga emrat ndërkombëtar, se Milano është vendi ku njerëzit vijnë për të blerë brande nga e gjithë bota. Kush ka ardhur aty ku ke punuar ti?

Avril Lavigne, Arnold Schwarzenegger…

Ça bleu?

Ca rroba, ca gjëra krokodili

Shumë të shtrenjta ato të krokodilit

Po janë shumë të shtrenjta. Janë goxha të shtrenjta.

Aq të shtrenjta i ka produktet ky brand, besoj se duhet t’i ketë dhe pagat shumë të mira. Sa shkonte paga aty?

Nuk ishte me përqindje shitje

Kishe një pagë fikse?

Po, kishim një pagë tonën dhe pastaj kishim përqindje nëse buxheti u arrinte në muaj. Po një pagë jo dhe kaq e madhe me thënë të drejtën. Mund të jetë 2000 euro. Nuk është kaq shumë për qytetin e Milanos, por për një vajzë të re është ok.