E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari. Ajo ka diskutuar mbi barazinë gjinore por jo vetëm…
“Është dhe ky trendi tani që djemtë e rinj shkojnë pas ‘sugar mamave’. Thjesht nuk është aq i ekspozuar sa është ky trendi i vajzave që kanë një ‘sugar daddy’. Unë nuk mendoj që të qenurit gold digger ka të bëjë me gjininë, pra të qenurit njeri interesaxhi, të qenurit oportunist, të qenurit njeri që i përdor të tjerët. Nuk mendoj se ka gjini. Por nëse do më duhet të zgjidhja midis dy gjinive, fakti është që burrat janë më ‘gold digger’. Një, sepse kanë më shumë pushtet. Dy, sepse kanë më shumë kohë që kanë hapësira për ta ushtruar këtë pushtetin. Dhe tre, shiko burrat politikanë që janë të pushtetshëm dhe kanë shumë para si i lëpihen ata që janë poshtë tyre, sepse duan dhe ata një copëz nga ai pushteti”. /TAR/



