Në podkastin e saj, “Better Half with Stars & Vic”, Victoria Villarroel përshkroi një ish-të dashur britanik, pa i përmendur emrin, i cili kërkonte privatësi të plotës.
Sipas saj, ai shmangte daljet publike dhe refuzonte të postonte fotografi në rrjetet sociale.
Kronologjia tregon se bëhet fjalë për Callum Turner, me të cilin u përfol se ajo ishte në një lidhje në vitin 2023, pak para se ai të dilte publikisht me Dua Lipën.
Aktori i njohur ka mbajtur një profil të ulët për vite me radhë, përfshirë një lidhje të gjatë me Vanessa Kirby që mbeti kryesisht jashtë kuadrit.
Por sipas Villarroel, situata ndryshoi kur ai nisi lidhjen me Dua Lipën, me të cilën shfaqet rregullisht në evente publike
“Ai e urrente të dilte me mua në vende publike dhe refuzonte të postonte foto me mua në Instagram, duke thënë se nuk i pëlqente vëmendja. Ndërkohë që unë kisha vetëm 2 milionë ndjekës. Por në fund përfundoi në një lidhje me Dua Lipën, e cila ka mbi 80 milionë ndjekës dhe shfaqet me të në çdo event të rëndësishëm”, tha ajo.



