Pas kthimit në Miami, Gerard Pique duket se është fokusuar shumë te biznesi i tij, me synimin për të rritur Ligën e Mbretërve. Por ‘Nacional.cat’ shkruan se ai së fundmi ka udhëtuar drejt Milanos dhe duket jo për qejf, pasi nuk shoqërohej nga partnerja e tij, Clara Chia.
Kjo e fundit i ka shfrytëzuar këto ditë pa partnerin për t’u argëtuar siç konfirmohet nga programi ‘Chisme no like’, i cili shpërndau disa imazhe të të dashurës së Pique-s teksa po shijonte jetën e natës në Barcelonë. Nga imazhet Clara shihet e “e dehur”.
“Do t’ju tregojmë se sa e çmendur është Clara Chia. Ajo po pinte alkool, e shtrirë në dysheme me këmbën lart.
Kjo është Clara Chia e vërtetë. Kjo nuk është ajo që shohim me Pique-n, krejt modeste. Ja çfarë ka frikë Shakira. Të gjitha shoqet e saj janë gjahtare burrash, vajza feste”, tha Javier Ceriani, drejtues i programit.