Mikela Pupa ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, ku komentoi katër finalistët e këtij edicioni të ‘Big Brother VIP”.

Ish-banorja gjithashtu ka folur edhe për situatën e krijuar mes Luiz Ejllit dhe Efi Dhedhes, ku nuk kanë munguar as tonet e ashpra me njëri-tjetrin.

Sipas saj, situata mes tyre u keqkuptua sepse Efi nuk ka sharë as Kiarën as Luizin dhe se pas finales, mendo që ata do e vazhdojnë miqësinë.

Pjesë nga intervista:

Enxhi Nasufi: Mendon që do kenë miqësi jashtë? Efi i ka thënë t’i do e kuptosh situatën  jashtë dhe do ta kuptosh që jam e vërtetë dhe do kërkosh falje për këtë gjë.

Mikela: Po patjetër, ajo situatë ka qenë një keqkuptim. Efi nuk ka sharë as Kiarën, as Luizin. Thjesht u pa një video shumë e shkurtër nga 5 videot komplet që ishte ‘story’ i Efit dhe normalisht janë keqkuptuar. 

Enxhi Nasufi: Kanë folur me tone të ashpra me njëri-tjetrin.

Mikela: Po se gjërat transformohen në ekran. Një gjë që ti mund ta thuash nuk e merr në atë kuptim, e merr për keq.