Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është organizua mbrëmë festa e beqarisë për Luiz Ejllin. Vëllai i Madh kishte menduar çdo detaj që këtë festë këngëtari ta shijonte në maksimum.
Përveçse në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin futur disa streptiste, Luizi pati kënaqësinë që të festonte gjithashtu me disa nga ish-banorët.
Qetsori, Lorenci, Sabiani, Gerti, Ronaldo, Beati rihynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të festuar së bashku me katër finalistët.
Qetsori nis menjëherë batutat duke thënë: “Ka ardhur ministri i Brendshëm së bashku me skuadrën e arrestimeve. Kush ka bërë gabime. Do arrestojmë ata që e dimë ne vetë”.
Nga ana tjetër Luizi iu kthehet: “Ça kam hequr me ju nxjerrë jashtë”.