2022 ishte një vit i vështirë për John Travolta. Pavarësisht kësaj, aktori doli vullnetar për të prezantuar çmimin Oscar “In Memoriam 2023” duke nderuar aktorët e ndjerë Olivia Newton John, Kirstie Alley dhe anëtarët e tjerë të industrisë së kinematografisë dhe jo vetëm që vdiqën vitin e kaluar.

Një Travolta dukshëm i emocionuar lu mundua herë pas here për ta kaluar prezantimin e tij. Madje duke cituar “Hopelessly Devoted To You”, këngën e Newton John-it të vitit 1978 nga kolona zanore e “Grease”. Muzikanti Lenny Kravitz bëri pjesën tjetër duke performuar këngën e tij “Calling All Angels”. Travolta tha:

Në këtë industri, ne kemi luksin e rrallë për të bërë atë që duam për të jetuar dhe ndonjëherë mund ta bëjmë atë me njerëz që i duam. Duke qenë se sonte është një natë që festojmë arritjet tona të vitit të kaluar, është me vend që të festojmë ata që kemi humbur. Ata na kanë prekur zemrat, na kanë bërë të buzëqeshim dhe janë bërë miq të dashur të cilëve ne do t’u mbetemi gjithmonë të përkushtuar pa shpresë.

 

Artisti fitues i Grammy-t Lenny Kravitz dha një performancë sensacionale të “Calling All Angels”, pasi ato që industria e argëtimit ka humbur gjatë vitit të kaluar u transmetuan përmes projektorëve.

Disa nga ata që u kujtuan ishin: Ray Liotta, Olivia Newton-John, Raquel Welch, Kirstie Alley, kompozitori Burt Bacharach, regjisorët Wolfgang Petersen, Bob Rafelson dhe Jean-Luc Godard, dhe producenti dhe presidenti i kaluar i Akademisë Walter Mirisch.