Kur Rogert Sterkaj ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Ilnisa Agolli e mbështeti lojën e tij. Madje moderatorja e njohur i dërgoi në atë kohë edhe një mesazh suportues në “Big Love”.

Pavarësisht se u kritikua dhe mori mesazhe kërcënuese për këtë, Ilnisa vijoi mbështetjen e saj për të. Madje tani që ka mbaruar reality show, duket se ata të dy kanë krijuar një raport shoqëror.

Së fundmi, Agolli ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram” një video ku shfaqet së bashku me ish-finalistin.

Moderatorja shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës së Rogertit me Don Phenom që mban titullin “Ala Ya Dubai”. Ndërkohë në dorë ka një pjatë me ëmbëlsira dhe në të shkruhet “Rogerti la Bomba” që ia dërgon ish-banorit.

Nga ana tjetër edhe Sterkaj shfaqet duke kërcyer dhe duke kënduar këngën e tij.