Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio.

E ngacmuar nga gazetarja se ka marrë vesh se është në një lidhje, Armela e përgënjeshtroi, madje duke qeshur shtoi:

“Të lutem mos ma nxirr namin se do të ngel beqare gjithë jetën.

Më pas Armela foli për trëndafilat që ka marrë dhuratë, duke thënë se ishte një gjest i bukur, por nuk ka asgjë më shumë. Madje me humor u bën thirrje djemve që pret më shumë lule.

View this post on Instagram

A post shared by 🪩 SHE'S ON AIR 🎙️ (@shesonair_tar)

Pjesë nga intervista:

Mua prapë më ka ardhur një zog te veshi dhe më ka thënë se ti je në një lidhje

Të kanë gënjyer. Të lutem mos ma nxirr namin se do të ngel beqare gjithë jetën pastaj.

Më thanë se të kanë ardhur disa trëndafila

Po që më pëlqejnë njerëzit në masë kjo dihet besoj, por nuk do me thënë se jam në një lidhje, jo, aspak. Ishte shumë gjest i bukur por vetëm kaq.

Djem, Armelën e keni beqare

Nga 15 tufa, tani shporta, kësaj radhe 30.