Qetsor Ferrunaj la mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sot i ftuar në emisionin “Fan Club” në Top Channel tha se është i lumtur për rrugëtimin e tij në këtë edicion të BB VIP.
“Jam i lumtur. Do doja të isha në finale se është shumë të them fitues”, tha ai.
Ndërsa i pyetur në lidhje me Luiz Ejllin, Qetsori u shpreh se nuk është vendosur asnjëherë si aleat i tij.
“Nuk jam vendosur asnjëherë aleat. Luizi më njihte, më tha shumë vonë. Para dy ditësh mu prezantua, më tha të kam studiuar kur kam qenë në Big Brother.
Kur jam futur i kam thënë ‘pozicionin tim që kam pasur në BB, e ke ti këtu. Unë nuk po të nxjerr dot.
Ai ma kapi pikën e dobët, vajzën e vogël. Dhe ai më mbante me këtë, për të mos qenë agresiv, por jo se nuk e kam kursyer.
Nuk ishim në një harmoni shumë të pastër. Nuk qeshnim me batutat e njëri-tjetrit dhe kuptohej se çfarë raporti kishim”, tha Ferrunaj.