Aktorja e famshme, Katie Holmes, ka shijuar disa ditë pushimesh romantike në liqenin e Comos në Itali, në shoqërinë e partnerit të saj, artistit Jason Bard Yarmoski.

47-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente nga udhëtimi, duke treguar pamje të liqenit, momente intime me partnerin dhe disa poza nga varka.

Në një prej fotografive të publikuara të dielën, më 6 shtator, Holmes shfaqet me një fustan të zi me dekolte të thellë, ndërsa Yarmoski, 39 vjeç, e mban në krahë. Çifti buzëqesh ndërsa shijon perëndimin e diellit mbi liqen.

Në një tjetër imazh, aktorja shihet e shtrirë në varkë, duke shijuar rrezet e diellit e veshur me bikini të bardha.

Holmes ka ndarë gjithashtu një fotografi ku shfaqet duke bërë akrobaci në varkë, me perëndimin e diellit në sfond.

Në disa prej fotove të tjera, çifti shihet pranë njëri-tjetrit, ndërsa fotografojnë reflektimin e tyre në një dritare gjatë shëtitjes së qetë në liqen.

Yarmoski shfaqet në timonin e varkës, ndërsa Holmes shijon pamjet piktoreske të liqenit. Në një prej momenteve, aktorja është fotografuar duke u zhytur në ujë.

Holmes e bëri publike lidhjen me artistin 39-vjeçar në gusht, kur ndau një fotografi të tij në Instagram.

“Jeta është mike e artit”, shkroi aktorja e famshme në mbishkrimin e fotografive nga pushimet e saj romantike në Itali.