Një prezantuese televizive në Argjentinë përhapi gabimisht lajmin se babai i futbollistit të famshëm, Lionel Messi, kishte ndërruar jetë. Lajmi në fjalë shkaktoi polemika të mëdha në media dhe reagime të forta nga familja e lojtarit.
Është fjala për Florencia Pena, e cila tashmë ka dhënë dorëheqjen. Gjatë një transmetimi live në Luzu TV, ajo deklaroi se Jorge Messi kishte humbur jetën. Në ato momente Lionel messi po luante me Argjentinën në Kupën e Botës, ku shënoi një tripletë ndaj Algjerisë.
Më pas u konfirmua se informacioni ishte i pavërtetë. Një deklaratë nga familja Messi sqaroi se Jorge Messi është nën kujdes mjekësor dhe po përmirësohet, duke kërkuar respekt dhe privatësi për situatën familjare.
Familja theksoi gjithashtu se çdo informacion që nuk vjen drejtpërdrejt prej tyre nuk duhet të konsiderohet i saktë dhe u bëri thirrje mediave për përgjegjësi dhe kujdes.
Pas këtyre reagimeve, Florencia Pena kërkoi falje publike, duke thënë se ishte mashtruar nga informacioni i dhënë gjatë transmetimit dhe se merr përgjegjësinë për gabmin. Ajo njoftoi gjithashtu se është tërhequr nga puna në Luzu TV.
Edhe televizioni Luzu TV e cilësoi incidentin si të papranueshëm dhe konfirmoi ndarjen nga bashkëpunëtorët e përfshirë.



