Aktori i njohur, Gentian Zenelaj, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up” ku u diskutua për intimitetin e një çifti me fëmijë. Sipas tij, për çiftet më fëmijë nuk është aspak e lehtë.
Pasi tregoi se si reagojnë fëmijët e tij kur ai puth bashkëshorten në sy të tyre, Genti zbuloi edhe pyetjen më të shpeshtë që i bën e bija.
“Sot intimiteti nuk është vetëm në raportin burrë-grua, por flas edhe në raportin e një bisede shtëpie, të cilën nuk duhet t’a dëgjojnë fëmijët, qoftë edhe te menaxhimi i parave, apo investimi apo problemi. Për habinë tonë në atë moment veshët e tyre bëhen pipëza dhe dëgjojnë çdo gjë.
‘A jemi të varfër ne?’, bëjnë një pyetje. Po diskutojmë për shumë shpenzime, duhet të blejmë këtë dhe pyet ‘babi a jemi të varfër ne apo të pasur ne?’. Babi vazhdo e bëj atë që po bëje”, tha aktori i njohur.