E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Eli Deda, një nga konkurrentet e këtij edicioni të “She’s On Top”. Ajo foli më shumë për rrugëtimin e saj në këtë program, por duke u ndalur edhe tek disa detaje nga jeta e saj personale…

E pyetur nëse e ka menduar eksperiencën e “Big Brother”, modelja u shpreh se babai i saj nuk e pëlqen këtë pjesë, por nuk i dihet në një të ardhme.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: “Big Brother”-in e ke menduar ndonjëherë si eksperiencë televizive?

Eli: “Big Brother” e kam menduar me thënë të drejtën. Pa u futur në “She’s On Top” po m’a bënin si pyetje, por duke qenë se unë e dëgjoj dhe pak babin…

Ronaldo: Nuk do babi?

Eli: Babi nuk e ka shumë qejf këtë pjesën e “Big Brother”, kështu që nuk e di.

Ronaldo: Ti mund të jesh vajza revolucionare aty, që bën ndryshimin.

Eli: Nuk i dihet, në një të ardhme.

Ronaldo: Do të të pëlqente? Se mund t’ia mbushim mendjen babit

Eli: Por jo, duke qenë se synimet e mia janë aty te serioziteti, “Big Brother” kërkon show, e unë nuk e dua atë lloj show.

Ronaldo: Ça natyre është babai jot?

Eli: Është një natyrë shumë e qeshur, shumë solar, por është pak strikt.

Ronaldo: Që do të thotë, nëse ti futesh në “Big Brother” dhe mund të dashurohesh aty, mund të kemi nga këto situatat që kishim vitin e kaluar, që kërkonte të dilte vajza jashtë. apo nuk shkon deri aty?

Eli: Nukështë ashtu, jo.

Ronaldo: Do e miratonte dashurinë edhe nëse do ishte kundër atij djalit, po nëse ti e do?

Eli: Patjetër, babai im është shumë mbështetës në atë ç’ka unë dua. Edhe këtu në “She’s On Top” nuk e mendonte që do futesha. Por në momentin që bashkëbiseduam, bëmë një bisedë të gjatë, të thellë dhe të bukur bashkë, vendosi që patjetër, të mbështes, shkëlqe por mos kalo limitet e tua.