Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale.
Në një moment gjatë intervistës, moderatorja Lei Kraja është ndalur edhe te raporti i tij me ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, me të cilët ai pati rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Lei: Ke qenë në koncerte dhe me Kristi Lamaj. Në “Big Brother” ke qenë si ‘macja me miun’ me të, nga tensioni në humor, nga humori në tension. Si është marrëdhënia sot?
Erik: Pjesa e “Big Brother” ka qenë një trysni goxha e madhe, nuk diskutohet. Të gjithë banorët kemi vendosur që gjithçka që ka ndodhur brenda, do e lëmë aty në shtëpi. E kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë, sepse edhe në familje kur je, që jeton, patjetër që ka debatet e veta dhe i lë aty brenda shtëpisë, nuk dalin jashtë shtëpisë. Me Kristin kemi marrëdhënie shumë të mirë pavarësisht gjërave që kanë ndodhur. Janë gjëra normale, gjëra njerëzore. Fundja fare jemi njerëz, kemi gjak.
Lei: Edhe ka qenë show
Erik: Jo, nuk ka qenë show në shumicën e rasteve. Disa gjëra kanë qenë edhe të vërteta. Shumica mendojnë se e bëjnë për lojë, por jo. Është një reality show, por me të vërtetë ndodhin gjëra që janë reale. Të paktën mua.
Lei: Ti ke qenë i sinqertë në këtë rrugëtim?
Erik: Nuk ka të bëjë me sinqeritetin. Besoj se gjithkush kur nervozohet, nervozohet vërtetë. Nuk nervozohet askush kot.



