Një grua ka telefonuar policinë vetëm se bashkëshorti i saj nuk ka pranuar që të kishte marrëdhënie intime me të. Ky rast i pazakontë ka ndodhur në Livorno të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se gruaja u shqetësua pasi refuzimin e tij e mori si një shenjë e një krize më të thellë. Sipas policisë, bëhet fjalë për një çift nigerianësh.
“Il Giornale D’Italia” shkruan se burri sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Nigeri, ku kishte qëndruar më shumë se një muaj. Pas kthimit të tij, pjesërisht për shkak të lodhjes së kuptueshme nga fluturimi i gjatë, ai thjesht kërkoi të pushonte.
Megjithatë, partnerja e tij nuk u pajtua, duke preferuar të festonte kthimin e partnerit në shtëpi pas një kohe kaq të gjatë.
Por burri refuzoi dhe në atë moment, përgjigjja e tij e zemëroi gruan, e cila dyshohet se e interpretoi sjelljen e partnerit të saj si një shenjë krize në marrëdhënien e tyre, duke dyshuar madje edhe për një tradhti të mundshme.
Sipas mediave italiane, kërkesat e saj për afërsi u kthyen fillimisht në ankesa, më pas në të bërtitura dhe në fund në një debat të ashpër, i cili përfundoi me telefonatën e gruas në numrin e emergjencës 112.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policët u befasuan nga situata, pasi kishin ndërhyrë edhe për shkak të telefonatave nga fqinjët, të shqetësuar se debati mund të përshkallëzohej në diçka më serioze. Pas përfundimit të kontrolleve, forcat e rendit nuk konstatuan probleme të veçanta dhe arritën të rikthenin qetësinë në banesë. Megjithatë, duket se situata nuk ishte aq e qetë në dhomën e gjumit.




