Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Gabriela Arapi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo është vënë përballë pyetjeve të Mateo Borrit.

E pyetur për veshjen më të shtrenjtë që ka në garderobë, Gabriela tha se është më e fiksuar me çantat dhe ka një me vlerë 1800 euro.

Por Arapi nuk ishte kaq e hapur për të folur për shifra në momentin që y pyet për pagesën më të lartë që ka fituar me një bashkëpunim. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u përgjigj duke thënë:

“Lekët dhe gjynahet nuk thuhen”.

Pjesë nga intervista:

Veshja më e shtrenjtë që ke në garderobë?

Me veshjet nuk jam e fiksuar, me çantat po. Çanta më e shtrenjtë 1800 euro.

Pagesa më e lartë që ke fituar në një bashkëpunim?

Lekët dhe gjynahet nuk thuhen.

Qenka gjynah të bësh bashkëpunim?

Unë thashë lekët dhe gjynahet, se si e merr ti…

Na tha lekët e çantës, nuk na tha vlerën e bashkëpunimit.