Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, ka shkaktuar reagime të shumta pas një interviste në podkast. 56-vjeçarja u shpreh hapur për adhurimin e saj ndaj filmit kult “True Romance” dhe aktorëve që luajnë në të.

Lopez tha se personazhet dhe performancat në film ishin aq të forta, sa “do të kisha fjetur me secilin prej tyre”, një deklaratë që fansat e interpretuan si një rrëfim të sinqertë për “anën e saj të errët romantike”.

Nëna e dy fëmijëve foli gjithashtu për marrëdhëniet e saj të mëparshme dhe procesin e shërimit pas ndarjes së vështirë nga Ben Affleck, duke thënë se ka kaluar periudha emocionale që e kanë ndryshuar thellësisht.

Artistja hapi zemrën duke rrëfyer se shpesh është tërhequr nga marrëdhëniet “toksike dhe obsesive”.

Përmendi filmin “Nine and a Half Weeks” si një nga historitë që i ka formuar perceptimin për dashurinë, duke pranuar se dikur e shihte intensitetin emocional si diçka joshëse.

“E donim atë lloj dashurie, edhe pse sot e kuptojmë që ishte toksike”, tha Jennifer, duke reflektuar mbi mënyrën se si ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Lopez shtoi se pas ndarjes nga Ben Affleck, mbështetja e familjes, veçanërisht e babait të saj, e ka ndihmuar të kalojë një periudhë të vështirë emocionale.

Artistja ka ndarë një histori personale prekëse duke treguar një moment me babain e saj që, sipas saj, i ndryshoi jetën.

Ajo tregoi se gjatë një periudhe të vështirë pas ndarjes nga Ben Affleck, një moment i thjeshtë duke parë një film me familjen e bëri të shpërthente në lot dhe të përballej me emocionet e saj të thella.

“Baballarët janë shumë të rëndësishëm”, kujtoi ajo t’i ketë thënë të atit, i cili më pas e ka përqafuar dhe i ka thënë: “Të kam dashur gjithmonë”.

Aktorja tha se ai moment e ndihmoi të “shëronte një pjesë të brendshme” dhe të vazhdonte përpara.