I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Edmond Vlashaj studiues i bio-energjisë, i cili ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndodh me shpirtin tonë pasi ndërrojmë jetë? Shpirti jonë udhëton dhe kthehet sërish në tokë apo mund të transformohet si një objekt tjetër në univers?

Kjo varet prej asaj se çfarë është përcaktuar prej Krijuesit, por dhe përmes asaj se çfarë ne kemi merituar përmes zgjedhjeve tona në këtë jetë apo në jetë të tjera. Mund edhe të kthehet në tokë, tek një krijesë foshnje dhe do të përjetojë prapë disa mësime për t’u lartësuar, për t’u pjekur, për të marrë disa mësime dhe pastaj në një moment të caktuar… Kush është qëllimi kryesor apo pika e arritjes? Është lartësimi në dimension, arritja në një dimension tjetër që është më i lartë se ky dimension. Sepse ka shumë e shumë dimensione. Ndoshta në një X dimension ne jemi pa trup, vetëm shpirti. Por ka dhe dimensione të ndërmjetme, që masa ëshët fluide, është thjesht energji dritë, ka fizionominë e trupit, por nuk është trupi fizik. /TAR/