Edmond Vlashaj, studiues i bio-energjisë, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…
I pyetur nga moderatori i njohur se ‘çfarë energjie ka në varreza?’, Vlashaj u përgjigj:
“Atij vendi që quhet varreza, unë do ta kisha quajtur banesa e fundit për trupin. Shpirti ndërkohë ka dalë dhe ka filluar rrugëtimin e vet. Atij vendi ia japin energjinë edhe ata njerëz që ndërrojnë jetë dhe mbetet një pjesë e aurës së tyre atje, por mund t’ia japin edhe ata njerëz që shkojnë për të varrosur ata që ka ndërruar jetë”.
Ndërsa pyetjes ‘beson te jeta e përtejme?’, studiuesi i bie-energjisë u shpreh ‘patjetër’.
“Unë besoj te jeta e përtejme dhe tek udhëtimi nga jeta në jetë. Unë mund të jem një shpirt i pjekur për shembull, ka shpirtra të lashtë, ka dhe shpirtra të rinj. Ata që janë të lashtë, kanë ndërruar disa jetë. Krijuesi e krijon edhe shpirtin e ri dhe është së pari në këtë jetë. Po ta shohim, shpirt i ri janë njerëzit më çapkënë, nuk e kanë atë pjekurinë e thellë, mendimin e thellë, duan t’i marrin gjërat pak me nxitim por dhe e shijojnë jetën shumë mirë, sepse nuk kanë ngarkesa të jetëve të kaluara, nuk kanë karma për të shlyer nga jetët e kaluara”, tha ai.
“Pse duhet të rivijmë në këtë jetë?”, ishte pyetja e radhës nga Ronaldo Sharka dhe Edmond Vlashaj u përgjigj:
“Sfida kjo është, të vijmë, të përjetojmë disa sprova, të përjetojmë edhe mrekulli, edhe të mira dhe jo të mira”.



