Një yll i futbollit amerikan është paraqitur në gjykatë pasi akuzohet se i ka thyer këmbën një modele të njohur në faqet për të rritur. Është fjala për ish-lojtarin e Miami Dolphins, Tyreek Hill, i cili dyshohet se ka shtyrë Sophie Hall sepse ndihej i poshtëruar prej saj.
Sipas padisë së ngritur kundër tij, 36-vjeçari ia theu këmbën modeles teksa ata praktikonin futbollin amerikan në kopshtin e shtëpisë së tij në Florida, në vitin 2023.
Hall, e cila ka fituar famë në internet për gjatësinë e saj mbresëlënëse, pretendon se ajo e “poshtëroi” Hill para një grupi familjarësh dhe miqsh kur ajo e shtyu yllin e NFL-së prapa gjatë mësimit.
Sipas avokatit të saj, Jonathan Gdanski: “Ajo që ndodhi ishte se Sophie Hall, kjo grua, e shtyu atë prapa. Ata qeshën”.
“New York Post” shkruan se fraktura thuhet gjithashtu se e la atë “me dhimbje të tmerrshme”.
Hall pretendoi se incidenti e detyroi atë t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe kërkoi terapi fizike javore. Gjithashtu ajo pohon se kërkon mbi 50,000 dollarë me pretendime për dhunë, sulm dhe neglizhencë.
Modelja e faqeve për të rritur pretendoi se dyshja kishte kryer marrëdhënie seksuale pas incidentit në fjalë, dhe gjithashtu se ajo qëndroi në shtëpinë e Hill për disa ditë.
“Doja rehati, u ndjeva shumë e prekshme në atë moment, isha e lënduar”, ka thënë Sophie, e cila ka shtuar se ishte futbollisti që e çoi në dhomën e tij të gjumit.
Dyshja ishin njohur dhe më pas afruar me njëri-tjetrin pasi Hall regjistroi djalin e saj në kampin e gutbollit të Hill.
Nga ana tjetër, ylli i futbollit amerikan pretendon se aksidenti ndodhi kur Hall u pengua mbi një qen.
Avokati i Hill, Rob Horwitz, në deklaratat e tij hapëse, tha se ndërsa Hill po ecte “rreth e rrotull, [Hall] shkeli qenin dhe i ra në gjunjë”.
Çështja vazhdon akoma.







