E ftuar në “She’s On Air” në Top Albania Radio ka qenë Xheneta Fetahu, e cila ka folur për jetën e saj para dhe pas famës. Ajo ka treguar punët që ka bërë kur jetonte në Suedi dhe për jetën tani mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë intervistës, Xheneta është pyetur se sa paguhet tani nga bashkëpunimet e saj. Sipas saj, pagesat dallojnë shumë por që fillon nga 500 euro.

Ajo refuzoi të thoshte shifrën më të lartë dhe duke qeshur përmendi SPAK.

Pjesë nga intervista:

Xheneta sa paguhesh ti?

Unë dua të jem shumë e sinqertë, pagesat dallojnë shumë. Mund të bësh një reklamë me 500-1000 euro, mund të bësh dhe më lart se aq. Varet nga biznesi, varet ça do bësh, sa muaj do e bësh. Janë çmime të ndryshme, por fillon nga 500 euro.

Po shifra më e lartë?

Nuk kisha dashur me e cekë, por fillon nga 500 euro. Do me më sjellë SPAK mua.

Se Rizarta është shprehur se paguhet 4 mijë euro në muaj

Tani, Rizarta është Rizarta dhe unë jam Xheneta.

Ti Xheneta ke thënë se 4 mijë janë shumë pak

Unë jam një person që bëj nga 2-3 punë, jam person shumë familjar, ndihmoj shumë vëllain, familjen, motrës i blej çdo gjë, mamit. Unë jam një person që shpenzoj shumë dhe duhet me punuar shumë. Ato shifra duhet me u shtuar disi.