Cristiano Ronaldo Jr ka festuar ditëlindjen e tij të 16 në një atmosferë të ngrohtë familjare, i rrethuar nga miqtë e tij më të afërt dhe familja.

Georgina Rodriguez ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video nga ditëlindja, ku djali i madh i Cristiano Ronaldos shihet duke festuar në oborrin e vilës luksoze ku jeton familja.

Ambienti ishte dekoruar me numrin “16”, ndërsa nuk mungonin torta, ushqimet dhe muzika, që krijuan një atmosferë festive për të riun.

Partnerja e futbollistit të famshëm ka ndarë disa momente nga festa, ku Ronaldo Jr shfaqet i buzëqeshur mes shokëve të tij, duke shijuar një nga ditët më të rëndësishme të adoleshencës.

Edhe pse i rritur mes luksit dhe famës, 16-vjeçari duket se ka zgjedhur ta festojë këtë ditë në mënyrë të thjeshtë, në shoqërinë e njerëzve më të afërt.

View this post on Instagram

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo Jr është djali i madh i Cristiano Ronaldos dhe prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për jetën e tij luksoze, por edhe për pasionin ndaj futbollit, duke ndjekur hapat e babait të tij.

Ndërkohë, Ronaldo dhe Georgina kanë treguar shpesh se përpiqen t’i rrisin fëmijët me vlera të forta, pavarësisht jetës së privilegjuar që bëjnë sot.