Ina Aderi ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Mateo Borrit.
Ky i fundit e ka pyetur ish-banoren e “Big Brother VIP 5” në lidhje me arsyet e ndarjes nga Keijsi Hyseni, me të cilin nisi një raport dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ina u shpreh se është mbyllur një herë e mirë lidhja e tyre dhe duke qeshur tha se arsyeja ka të bëjë me ‘mospërputhje karakteri’.
Më pas, ish-banorja u shpreh se nuk është bërë pishman që e nisi këtë lidhje para syve të gjithë shqiptarëve, pasi ka dëgjuar zemrën.
Pjesë nga intervista:
Çfarë të mungon më shumë nga shtëpia e “Big Brother”?
Me thënë të drejtën më mungon çdo gjë aty brenda.
Diçka specifike?
Le të themi ai spektakli, netët e Prime që me zor i prisnim.
A të ka kërkuar më Keijsi për rikthim pas ndarjes së fundit?
Jo, nuk kemi patur më biseda të tilla, e kemi mbyllur njëherë e mirë.
Meqenëse jemi te ndarja, cila ka qenë arsyeja e ndarjes suaj?
Mospërputhje karakteri.
Mospërputhje karakteri? Brenda dukej si dashuri platonike.
Ti shiko dashurinë tënde Mateo dhe mos më torturo.
Për çfarë të vjen më shumë keq që u ndave me Kejsin?
Më vjen keq me thënë të drejtën për çdo histori dashurie që nis shumë bukur dhe nuk përfundon.
Je pishman që bërë këtë lidhje në “Big Brother” para syve të gjithë shqiptarëve? E përfundimi ishte ky që zbulove jashtë.
Duke qenë se kam ndjekur zemrën, jo nuk bëhem pishman.




