“Hëna apo Dielli” është një nga rubrikat në emisionin “E Diell”, ku të ftuarit e ndarë në skuadra vendosën përballë lojërave të ndryshme. Një ndër to është edhe krijimi i një historie përmes fotografive.
Dy pjesëtarë nga dy grupet do marrin në mënyrë rastësore fotot që kanë njerëz, vende apo edhe sende dhe do të krijojnë historitë e tyre.
Ditën e djeshme në këtë rubrikë ishte e ftuar edhe detektivja private, Shkënda Lili, e cila u bë pjesë e kësaj loje.
Fotot që i ranë Shkëndës janë: Flavio Qarri, dhomë hoteli, pranga, Albërie Hadërgjonaj dhe një emocion o nxehtë.
“Flavio vendos që të marrë një dhomë hoteli dhe thotë ‘do bëj një natë të çmendur’. Merr me vete edhe prangat. Thotë se do një gocë showbiz-i që të jap maksimumin tim. Edhe zgjedh Albërie Hadërgjonaj. E gjatë natës e lidh Albërien dhe humb çelësin. Albërien e kap sikleti. Ideja është se nuk bënë dot asnjë gjë”, ishte historia që krijoi Graciano Taganin, i cili ndihmoi Shkënden.