Jeff Peters nga Chicago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se ka humbur në peshë shifrën e pabesueshme prej 100 kilogramëve. Teksa ka pësuar një ndryshim drastik në pamjen e tij, 38-vjeçarit i ka mbetur pjesa më e madhe e lëkurës e zbrazët. Për këtë arsye ai po mbledh para për të kryer ndërhyrjen e radhës.
Peters ka rrëfyer se i ka mbetur rreth 18 kilogramë lëkurë e varur pas dobësimit me një ndërhyrje gastrike, me të cilën përgjysmoi peshën e tij prej 220 kg.
Sipas Jeff, ai ka humbur 685 për qind të peshës së trupit origjinal me anë të dietës, stërvitjes, çiklizmit dhe kontrollit të ushqimit.
Por ai përballet tashmë me pasojat e ndërhyrjes së stomakut për të kontrolluar ngrënien e tij, teksa tani peshon vetëm 79 kg dhe konsumon vetëm 2,000 kalori.
“Kisha qenë i shëndoshë gjatë gjithë jetës, dhe në fakt tani jam më i dobët sesa kur kam qenë në klasë të tretë. Peshën e kam pasur 220 kg dhe për fat të keq nuk kishte peshore që të ma tregonte asokohe në 2017. Më pas një nga shokët e mi të ngushtë vdiq, i cili ishte dy vjet më i madh se unë dhe peshonte ndoshta pak më shumë. Duke parë këtë vendosa të bëj ndryshimin. Kjo më shtyu të merrja përsëri kontrollin e jetës time”, thotë ai duke iu referuar një sëmundjeje të vështirë dhe më pas ndarjes nga gruaja në 2020, që motivuan nisjen e rrugëtimit të humbjes në peshë.
Jeff jep gjithashtu këshillat e tij për ata që kanë probleme me peshën, teksa thotë: “Mos hiq dorë kurrë, qëndro i vendosur dhe celebroi arritjet e tua të vogla. Kjo do të çojë në realizimin e qëllimeve shumë më shpejt nga sa besoni”.
Jeff ka nevojë për fondet e ndërhyrjes për heqjen e lëkurave dhe motra e tij Sarah, ka krijuar një faqe donacionesh për të mbledhur para për procedurën.