Këngëtarja e njëkohësisht aktorja e famshme, Jennifer Lopez, feston sot ditëlindjen. Besojeni ose jo, ylli i Hollywood-it mbush 54 vjeçe.

Përmes postimeve në profilin e “Instagram”-it, nëna e dy fëmijëve ka zbuluar përgatitjet për festën që do të organizojë ditën e sotme.

JLo ka ndarë me 249 milionë ndjekësit e saj, foto me të brendshme të bardha dhe një kimono me stil që tregon trupin në super formë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Aktorja dhe këngëtarja buzëqesh para kamerës dhe duket teksa pret me padurim për festën e ditëlindjes.

“Duke u përgatitur për festë”, shkruan 54-vjeçarja në pozat në fjalë, ndërsa postimi është mbushur me urime dhe komente nga miliona fansat e saj.