Kate Cassidy, e cila ishte në një lidhje me Liam Payne, i ka bërë homazhe këngëtarit të ndjerë në ditëlindjen e tij të 33-të.
Influencuesja 27-vjeçare ishte në një lidhje me këngëtarin britanik për dy vjet, deri në vdekjen e tij në tetor 2024, kur ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës.
Në një postim që Cassidy bëri të shtunën, ajo tregoi një tortë që e kishte bërë me biskotat e tij të preferuara dhe vuri në dukje se nuk do të ndalet së foluri për këngëtarin, pasi ai është një pjesë e madhe e jetës së saj.
Ndër të tjera, ajo deklaroi se Payne “ishte shpirti më qesharak, më i zgjuar dhe më i sjellshëm” dhe më pas i fryu qiriun. Në një video tjetër, ajo shfaqi disa nga momentet më të çmuara që ndanë.



