Vetëm pak ditë më parë ylli i muzikës, Madonna, u gjet pandjenja në shtëpinë e saj dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Këngëtarja e famshme prej ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një infeksioni bakterial.
Por tani duket se gjendja shëndetësore e Madonna-s është përmirësuar. Këtë e ka zbuluar shoqja e saj, Rosie O’Donnell, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ajo po shërohet në shtëpi, ajo është shumë e fortë”, ka shkruar aktorja, teksa shtoi: “Ajo është mirë”.
Si pasojë e gjendjes së saj të rëndë shëndetësore këngëtarja u detyrua që të pezullojë turneun e saj.
Kujtojmë që Madonna i injoroi simptomat e sëmundjes për një kohë të gjatë sepse ajo mendoi se ato do të largoheshin, ndërsa ajo bënte shumë prova për turneun e saj gjë që çoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.