Michelle Pharo është një ish-modele britanike, e cila ka folur së fundmi për dasmën e saj. Ajo shprehet se kur shikon fotot e veshur me fustanin e nusërisë ndihet e lumtur, edhe pse kujtimet e ditës së madhe janë paksa të njollosura nga disa episode të paparashikuara.

Për të kapur momentet më të bukura të ditës së veçantë, Michelle kishte marrë fotografin David Glover, të cilin ajo e konsideronte një mik. Por ai pa i treguar gjë nuses e kishte filmuar në momente intimiteti gjatë dasmës ashtu si dhe disa vjet më herët.

48-vjeçari kishte fshehur një kamera në dhomën e ndërrimit të nuses dhe kishte filmuar Michelle, teksa ndërronte veshjet gjatë sesioneve të tyre fotografike.

“The Sun” shkruan se burri pervers më pas pranoi të fotografonte dhe dasmën e saj me një çmim prej 1,500 paundë.

Por në mars të këtij viti Glover u dënua me një vit e tetë muaj burg për pesë raste spiunimi dhe ‘vojerizmi’ ndaj të paktën pesë grave në rrethana të ngjashme.

Tani Michelle, thotë se po flet ‘për të inkurajuar të tjera viktima të mundshme’ të maniakëve të tillë, qe ato të flasin e të denoncojnë.

“David ishte një shoku im dhe kisha besim. Fakti që ai pranoi të regjistronte dasmën duke e ditur se kishte foto të mia të zhveshura, është revoltues. Unë dua të flas me vajza të tjera që mund të jenë dhe ato viktima të David”, ka thënë modelja nga Essex në veri të Londrës.

Michelle është shoqe me Glover me të cilin kishin punuar si modele prej moshës 20-vjeçare.